Në kuadër të punës së policisë për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas i cili ishte dënuar me 12 vite burg.

Shtetasi i arrestuar është dënuar me burg për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje".

NJOFTIMI I POLICISË

Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave në kërkim, si rezultat të një operacioni policor të mirëorganizuar kanë bërë të mundur  ndalimin  e shtetasit:

• Kreshnik Nazeraj (Nazëraj) 34 vjeç,  banues në Cakran, Fier.

Nazeraj është kapur në ambientet e një pallati në lagjen Nr.17, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr.540 dt.10.11.2014 e ka dënuar 12 vjet burg për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje",parashikuar në nenet 76 dhe  278/2 të Kodit Penal.

Shtetasi i mësipërm, më dt.06.01.2014, në lagjen "Uji I Ftohtë", Vlorë përballë një hoteli është konfliktuar dhe ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. B.  si dhe ka plagosur shtetasit K.B.dhe R.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.