Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin  Ylli Dërvishi 43 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas, i cili një natë më parë terrorizoi banorët me të shtëna me armë zjarri. Në shtëpi policia i gjeti një arsenal fishekësh.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30, të mbrëmjes së të premtes. 

Gjatë kontrollit në banesën policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

  • një armë zjarri automatik model 56 dhe
  • 3 480 fishekë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar në nenet  278/3 dhe 274  të Kodit Penal.