Policia jep informacione zyrtare për atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Policia ka arrestuar dy nga të plagosurit, Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ervin Mata është një emër i njohur në Tiranë, i cili mendohet se është i dashuri i Elvana Gjatës, ngacmimi i të cilës nga viktima Fabjol Gaxha solli edhe ngjarjen e rëndë brenda ambienteve të lokalit "Monopol" ku mes disa personave pati shkëmbim zjarri.
Policia njofton se personat e përfshirë në këtë ngjarje, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 000 euro, tre automjete, aparate celular.
Në kërkim për ngjarjen:
Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë
Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë
Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë
Arrestohen në spital:
Ervis Martiaj
Eljon Hato
(Të dy të plagosur)





