Një 30-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme në Tepelenë, për kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Bajram Kanushi nga fshati Amanikaj, komuna Qesarat Memaliaj.
I riu dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis në fazën fillestare në kubikë.
Lënda narkotike ndodhej në pyll, ku u zbuluan rreth 500 rrënjë, ndërsa dyshohet se ishin të përfshirë edhe persona të tjerë në këtë veprimtari.





