Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Blendi Cërmjani, 42 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të 42-vjeçarit, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.





