59-vjeçari Nikolla Dura është arrestuar 26 vite pasi ka vrarë bashkëatdhetarin e tij në Itali. Ai do të vuajë dënim me burgim të përjetshëm pasi goditi më 16 shtator të vitit 1995 bashkëatdhetarin me thikë në bark dhe fytyrë dhe më pas u largua.

Më 20 gusht të 1998, prokurori i Firences lëshoi një urdhër arresti për shqiptarin i cili prej vitesh nuk u ekzekutua plotësisht.

Ai u kap më Shqipëri më 17 maj të këtij viti dhe tashmë ndodhet në burgun e Rebibbia.