Shkarkohet drejtori i AKU në Korçë Adham Papadhami. Ky i fundit drejtonte këtë institucion prej 2 vitesh, ndërkohë mbeten të paqarta arsyet e shkarkimit të tij.
Institucioni gjatë kësaj periudhe mësohet të ketë pasur një performancë të mirë, gjë e cila hedh dyshimet për shkarkimin e Papadhamit.
Ndërkohë burime të tjera konfirmojnë së Kujtim Agolli do të jetë drejtues i komanduar i këtij institucioni përkohësisht.