Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skela e një pallati në Shëngjin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes në Shëngjin, ku viktima është shtetasi Arjan Lazri, i moshës 48 vjeç, me banim nga Kallmeti.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.





