Po kthehej në shtëpi pas një dite në punë, kur traktori i tij u kthye përmbys dhe e zuri sipër. Ka ndërruar jetë kështu në mënyrë tragjike Deli Mertini, një fermer 43-vjeçar shqiptar, natën e kaluar në Varese Ligure, në një zonë kufitare midis Ligurisë dhe Emilia Romagna-s.
“ANSA” raporton se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00. Trupi i fermerit, i cili prej vitesh që jetonte në Tornolo (Parma), u gjet me dëtmime të shumta për shkak të incidentit që ndodhi përgjatë një rrëpire. Ai u dërgua në morg ku do t’i nënshtrohet autopsisë.
S.L.





