Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Vlorë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 22-vjeçari Gezim Sinomata është qëlluar në banesën e tij. Dyshohet se ndaj viktimës është qëlluar me snajper.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.