Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia si autor i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një ushtaraku më 29 maj 2017.
Sipas njoftimit të policisë, inë pranga ka rënë i riu, Pashk Gjoni nga Vau i Dejës, i cili ishte shpallur në kërkim.
Ndaj tij Gjykat e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg në mungesë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjashtë muaj më parë, ai qëlloi me armë 23-vjeçarin me iniciale E.Z., i cili është ushtarak në repartin e Vaut të Dejës. Ky i fundit mbeti i plagosur.





