Redi Popesku (në foto), pronar i lokalit ku ndodhi atentati me një të vdekur në Tiranë, mësohet se ka marrë lëndime të lehta.

Ndërkaq, dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të rënda. Një prej tyre është Ervis Martinajt, i cili dyshohet se ishte dhe objektivi i atentatit. Identiteti i personit tjetër nuk bëhet me dije. Ky u fundit ndodhet në gjendje kritike, sipas burimeve spitalore.

I vrarë ka mbetur truproja e Ervis Martinajt, Rigers Gaxha. /panorama