Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar nga policia kufitare në Morinë.
Gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të PKM, i arrestuari rezultoi shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.
Arrestimi i 60-vjeçarit, Jakup Smaili nga Kosova është bërë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman, ku rrezikon burgim të përjetshëm.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.





