Një 66- vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private ku ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Verona, ndërsa mediat vendase shkruajnë se viktima është Kujtim Aliraj.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por burri ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pa arritur të marri ndihmë mjekësore.