20 700 dollarë falsë me prerje njëqindëshe, janë sekuestruar nga policia, ndërsa ka rënë në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qendrore dhe  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “START 2018”.

Si rezultat  i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi iu gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.