Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobëta me fqinjin e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Krujës. Nga konflikti i dy fqinjëve ka mbetur i plagosur me armë zjarri Adriatik Ishmaku, 35-vjeç. Fqinji me inicialet K.A, e ka qëlluar me armë zjarri, një plumb e ka zënë Ishmakun në këmbë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike pasi ka humbur sasi të mëdha gjaku.





