Një shqiptar 33 vjeç u vra pas një sherri me thika në një lokal të Italisë.

Alfonso Kola nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga disa goditje me thikë jashtë një lokali në Calcinato gjatë natës, duke ndërruar jetë në spital, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Autori një 52-vjeçar, po ashtu shqiptar, është arrestuar. Petrit Gega, u ndalua nga karabinierët pasi u largua nga vendngjarja.

Kola u transferua me helikopter pas ngjarjes në kulmin e një mosmarrëveshjeje në via Santa Maria në Calcinato. Në vendngjarje karabinierët e Desenzanos dhe kolegët e bërthamës hetimore krahinore.