Policia e Durrësit ka bërë të ditur se personi i ndaluar mbrëmjen e sotme në portin e qytetit bregdetar me rreth 5 kg heroinë e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.

Siç duket edhe nga fotot, Berald Islami, banues në Durrës, kishte krijuar një tip brezi në pjesën e barkut për të fshehur drogën, të cilën po tentonte ta trafikonte jashtë vendit.

Policia ende nuk e ka konfirmuar sasinë totale të lëndës narkotike, por ajo rezulton të jetë e ndarë në 6 pako.