Policia shpalli në kërkim administratorin e lokalit ku u helmuan rreth 40 dasmorë në Elbasan.
Ai eshte Manol Musen 32 vjeç, banor i lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan administrator i lokalit “Laguna Blu”.
Dhjetera persona, të cilët kanë qënë pjesmarrës në dasma te ndryshme ne kete lokal, kanë shfaqur simptoma helmimi, ku kanë shkuar në urgjencën e spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Veprat penale te ngritura jane “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” , dhe “Fshehja e të ardhurave”
Ndërkohë disa nga të helmuarit u përmiresuan dhe kanë lënë spitalin.





