Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë gjatë ditës së djeshme në banesën e tij që kishte me qira në Prizren.

Policia e Kosovës konfirmon për Express se shtetasi Vangjush Çerkezi, 61 vjeç, i cili punonte në projektin e Kalasë së Prizrenit dhe ishte skulptor me profesion, nuk ishte paraqitur dje në punë. Ndërsa kanë qenë kolegët e tij të cilët e kanë gjetur në banesë pa shenja jete.

Policia bën me dije se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion përderisa nuk janë vërejtur rrethana tjera të dyshimta.

"Një qytetar, skulptor me profesion, nuk është paraqitur në punë. Ai është gjetur afër tavolinës së punës në banesë pa shenja jete". Familja e të ndjerit, nga Korçë, jetojnë në Greqi.