Një shqiptar ka humbur jetën në zonën e Umbrias në Itali. Viktima, Cin Nika, 77 vjeç është gjetur i pajetë në një pus prej 3 metrash në rrugën "Annibale Cartaginese".
77-vjeçari shqiptar u largua nga banesa të hënën e 30 korrikut rreth orës 19:00 dhe nuk u kthye më çka alarmoi familjen të cilët njoftuan policinë.
Mëngjesin e sotëm një qen i zjarrfikësve bëri të mundur gjetjen e trupit pas kërkimeve që kishin nisur për të.
Paraprakisht, dyshohet se vdekja është aksidentale. Mediat lokale shkruajnë se burri mund të ketë shkuar për të mbledhur manaferra. Duke mos vënë re praninë e pusit rrafsh me tokën, ka përfunduar brenda tij duke gjetur vdekjen.





