Një ngjarje e frikshme raportohet nga Italia me protagonist një shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Indrit Gjini, 33 vjeç ka mbajtur të izoluar gruan e tij në banesë për rreth një vit, e ka dhunuar fizikisht, torturuar dhe përdhunuar edhe në sy të vajzës se tyre. Ai tashmë akuzohet për dhunë në familje dhe dhunë seksuale, shkruan “Panorama”.

Hetuesit mblodhën fakte të rënda rreth ngjarjes në fjalë që çoi pas hekurave shqiptarin.

Dhuna ndaj gruas nisi në fillim të 2016-s deri në shkurt të 2017-s. Shqiptari ushtroi ndaj gruas dhunë fizike, mbyllje në shtëpi, ndalim te çdo lloj kontakti me persona të tjerë, rrahje me shkelma, dhunë psikike dhe fizike edhe para vajzës së tyre.

Pas hetimeve rezultoi se mes tyre kishte pasur shumë episode përdhunimi shoqëruar me dhunë fizike.