Gjykata e Torinos dha 12 vite burg për një shtetas shqiptar, Donald Rushitin, i cili qëlloi për vdekje një tjetër shqiptar.
Ngjarja ndodhi më datë 21 tetor të vitit 2017 në mes të Bevilacqua dhe Fidias, Itali, ku Donaldi, i njohur me nofkën “Doni” qëlloi me armë Shpëtim Frashërin, 39 vjeç i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, raporton La Stampa.
Frashëri, i shoqëruar nga disa miq, kishte pasur një konflikt me katër persona në lokalin “Chic”, i cili qëndron hapur 24 orë. Përleshja mes tyre ishte regjistruar nga kamerat në zonë.
Në tentativë për t’u larguar, Frashëri u qëllua nga një armë e kalibrit 44. Disa plumba të lëshuar në drejtim të tij, kanë goditur ndërtesa rreth e rrotull zonës.
Më pas, Donaldi u arratis për në Shqipëri, por fale bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, ai u arrestua në Tiranë.
Për këtë ngjarje janë në kërkim dhe 3 persona të tjerë Hasim Murataj, Cerciz Banushi, Sabri Brakaj.
Nuk dihet se cfarë arsyeje ka bërë që situata të shkojë deri në vrasje, por autoritetet italiane dyshojnë se gjithçka ndodhi për kontrollin e tregut të prostitucionit në vendin fqinj.
Sipas hetimeve, viktima drejtuar dhe nga prokurori Vito Sandro drejtonin një rrjet prostitucioni në zonën e De Sanctis.





