Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se është sulmuar me granatë banesa e ish-efektivit të policisë, Shyqyri Çela.
Persona të paidentifikuar hodhën lëndën plasëse në 03:00 të natës në banesën e ish-policit në lagjen ‘Rus’. Fatmirësisht nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale dhe asnjë person nuk u lëndua.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët. Ndërkohë, po pyetet edhe ish-polici Çela për të sqaruar nëse ka konflikte të hapura.





