Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në qytetin e Lezhës, ku si pasojë një person është plagosur.
I plagosuri mësohet se është Odise Simoni 30 vjeç.
Simoni është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.





