Shënjestra e atentatit pas të shtënave mbrëmjen e sotme në kryqytet, është identifikuar si 55-vjeçari Urim Vata. Ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Paskuqanit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Vata.
Bëhet me dije se 55-vjeçarin e kanë kapur plumbat në këmbë dhe më pas është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.





