Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi teksa tentonte të kalonte kufirin i është gjetur një sasi prej 15 kg drogë e llojit kanabis sativa në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër. 

Mësohet se në pranga ka përfunduar, Genc Nikshiqi, 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin verior, drejtuesi i mjetit tip furgon ku u kap droga.  

Policia njofton se arrestimi i tij u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga territori i R. Sh. me mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kilogram.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.