Policia ka arritur të zbardh dhe dokumentojë një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017, ku një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv biznesin e një shtetasi tjetër.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017, ku një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv një biznes.
Është ndaluar autori i dyshuar, shtetasi Ymer Hidri 52 vjeç, banues në Krujë.
Hidri, më datë 11.11.2017, në Qerekë, Krujë, për motive pronësie dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të shtetasit P.N.
Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkatërrimi i pronës me eksploziv" e mbetur në tentativë dhe" Mbajta pa leje e lëndëve plasëse" parashikuar në nenet 152, 22 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.





