Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi kishte hyrë në një zonë të mbrojtur, stacion satelitor i NATO-s.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Baia Verde në Itali.

Sipas policisë, Edison Rohani ishte futur për të vjedhur në bazën ushtarake.

Ai kishte synim të shkulte telat prej bakri, rreth 14 kilogramë gjithsej, por u kap në flagrancë nga policia.