Një tjetër kandidate nga rradhët e Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Bëhet fjalë për kandidaten e PD-së në Gjirokastër, Florjana Dhimitri, e cila ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror Zgjedhor, ku pritet të kërkojë edhe mandatin e deputetit.

Fatjona Dhimitri ka qenë e renditur në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës me numrin 7.

Sot në Kuvend u betuan  tre deputetë të rinj. Korab Lita, nga lista e Tiranës, Arlind Çarçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër vinin nga listat PD-së. Me betimin e tyre numri i ligjvënësve në Kuvend shkon në 102.