Një tjetër aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur në provincën e Padovës.

Dhe fatkeqësisht viktima është një punëtor 59-vjeçar shqiptar. I identifikuar si Zevxhet Halili, ai jetonte në komunën e Sant’Elenës.

Tragjedia ndodhi dje, (më 9 janar), në orën 16:30 në Via Comuna në Ospedaletto Euganeo. Aktualisht nuk dihet nëse shqiptari ishte viktimë e një mungesë të thjeshtë vëmendjeje, sëmundjeje të papritur apo nëse një makineri në të cilën po punonte nuk funksiononte.

“Ky është aksidenti i dytë fatal që nga fillimi i vitit në provincën e Padovës. Më 5 janar, Fabrizio Braghetto, 65 vjeç, nga Arsego di San Giorgio delle Pertiche, humbi jetën në Borgoricco”, informon media italiane.

Sipas rindërtimeve fillestare nga karabinierët nga stacioni i Este dhe teknikët e Spisal, burri shqiptar ishte punonjës i “Sesa”-s, një kompani shërbimesh mjedisore nga Este. Papritmas, gjatë disa punimeve të mirëmbajtjes, ai u shtyp brenda një prese e mbetjeve (makinë shtypëse).

Një skenë e tmerrshme u zhvillua para syve të kolegëve të shumtë, të cilët menjëherë ngritën alarmin. Brenda pak minutash, paramedikët e Suem 118 mbërritën në Ospedaletto Euganeo.

Përpjekjet për të ringjallur 59-vjeçarin ishin të pasuksesshme dhe ai vdiq praktikisht në vend. Zyra e Prokurorit Publik të Rovigo-s u njoftua për incidentin, informon media italiane.

Zona ku ndodhi aksidenti u izolua, ndërsa trupi u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për shqyrtim gjyqësor.