Një ngjarje e rëndë ka tronditur një natë më parë zonën e Montecassiano, në sheshin përballë disko ‘Liolà’.

Një 55-vjeçar shqiptar për arsye që ende janë në shqyrtim nga policia, së pari kishte ndjekur me veturën e tij të dashurën dhe më pas e ka masakruar në park.

Mediat italiane raportojnë se e dashura është po me origjinë shqiptare, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Maceratës, pasi Besnik Habiraj e kishte goditur në fytyrë dhe në kokë me një çekiç, ky i fundit ka rënë në prangat e policisë italiane.