Një automjet ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr.

Sipas policisë, në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të 54-vjeçares Kujtime Hoxha, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.