Një shqiptar në Angli është prangosur pasi është “tradhtuar” nga një tub uji. Gentjan Korra, 32 vjeç ishte përfshirë në rritjen e kanabisit në një shtëpi që u zbulua pasi një tub shkarkimi nxirrte pa pushim ujë, raportojnë mediet britanike.

Komshinjtë këtë e kanë raportuar si një defekt, por punonjësit e ujësjellësit të ardhur për të parë problemin kanë konstatuar se shtëpia ishte modifikuar për rritje kanabisi.

Policia u njoftua dhe gjeti 140 rrënjë kanabis në shtëpi, ndërsa prangosi Gentjan Korrën, i cili do të gjykohet me datë 22 maj.