Aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në fshatin Gjormë, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi Akil Ruçaj ka humbur kontrollin dhe duke dalë nga rruga.

27-vjeçari u dërgua nëspital ku edhe ndërroi jetë më vonë.

“Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njoftoi policia me heret.