Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti dhe për pasojë humbi jetën sot në spital.
Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.
Bëhet me dije se e ndjera që vdiq tragjikisht është Marija Zhivkoviç, (41-vjeçare), kurse burri i saj që e rrahu mizorisht është Dejan Zhivkovi (43-vjeçar). Më 31 korrik, Zhivkoviç u arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit u dërgua në paraburgim.