Kamionisti shqiptar i cili u fjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në një magazinë në Itali është Artur Isenaj, i cili banonte në Torino. Detajet bëhen me dije nga mediat lokale që shtojnë se 58-vjeçari kishte rreth 30 minuta që kishte shkuar në magazinë për të shkarkuar një ngarkese kur u ndje keq.

Shoferi u gjet në gjendje të rëndë në magazinën e një strukture të madhe tregtare në Pontedera, raportojnë mediat lokale.