Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Gjakovë – Goden.

Mediat kosovare mësojnë se bëhet fjalë për aktorin e “O Sa Mirë”, Art Kurtin, i njohur për rolin e Gjakovarit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se po heton rrethanat për vetëvrasje. Ai u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.

Vetura në të cilën është gjetur i vrarë Art Kurti, këshilltar për rininë në kabinetin e kryetarit të Komunë së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij. Të afërm me aktorin kanë rrëfyer se i riu gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shenja depresioni, sikurse ka folur edhe për probleme personale.