Foto: Pamje nga vendi i krimit, Dragoç , Postribë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dragoç të Postribës në Shkodër, ku një 33-vjeçar i identifikuar si Ramazan Mataj është vrarë me armë zjarri brenda një makine.

Policia njofton se rreth orës 07:15 në rrugën e fshatit Dragoç është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz” që drejtohej nga 33-vjeçari, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Kanë qenë banorët që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak – Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.