Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane dy ditë më parë, kurse gjykata ka dhënë masën e arrestit shtëpiak, për posedim dhe shitje të kokainës.

Autoritetet publikuan edhe emrin e të dyshuarit, Hekuran Kalemi, një emigrant rezident në vendin fqinj, që njëkohësisht edhe punonte.

Ai u ndalua orët e vona të së enjtes, me 80 gramë kokainë të paketuar, peshore elektronike precize dhe disa sende të tjera, në banesën e tij në Corfinio.

I riu doli para gjykatës së Sulmonës, teksa gjyqtarja aprovoi masën e paraburgimit të kërkuar edhe nga prokurori.

Në seancën e mbajtur, Kalemi me ndihmën e një përkthyesi, deklaroi se droga e gjetur në shtëpi ishte e destinuar ekskluzivisht për përdorim personal. Megjithatë, arsyetimi nuk u konsiderua i besueshëm nga gjyqtarja, e cila konfirmoi “indikacionet e rënda të fajit ndaj tij”.