Një punonjës policie i Burgut të Peqinit është arrestuar pasi është kapur ne drogë.
Erald Kasmit i është gjetur lënda narkotike ndërsa ka qenë ka qenë duke marrë turnin e punës.
Edhe gjatë kontrolleve në banesë, policia i ka gjetur lëndë narkotike.
Dyshohet se lëndën narkotike ua jepte të burgosurve, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.