Një emigrant shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali ndërsa ishte duke punuar. 

Il Messaggero raporton se viktima është 48 vjeçari Gezim Haka. Ai humbi jetën, teksa ishte duke punuar me një makinë metalprerëse.

Por në rrethana jo qartësuese thuhet se ka qenë një copë metali që e ka prerë në qafë duke i marrë jetën. 

Pavarësisht se i është ofruar ndihma e parë, ai ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme nga goditja.