Pronari i Fast Food-it, në të cilin shpërtheu bombola e gazit ditën e djeshme në kryeqytet, ka ndërruar jetë.

Policia njofton se 50-vjeçari Shkëlqim Plaku nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 06:40 të mëngjesit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë ambasadës ruse.

Burime zyrtare thanë se shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit, e për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit, i cili ndërroi jetë sot.