Ditën e sotme, deputeti demokrat në qarkun Vlorë, Fatjon Veizaj, dha dorëheqje nga mandati duke u shprehur se nuk beson që Partia Demokratike do të ribashkohet.
Ndërsa Veizaj u dorëhoq, pyetja është se cili do të jetë deputeti që do të ulet në vend të tij, në Kuvend.
Sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021 mandati i kalon Gëzim Ademajt. Nëse dhe ky nuk e pranon, sipas radhës i kalon Jolio Dines.