Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në policinë e Tiranës, Ajaks Boshnjaku, një nga personat e ngjarjes në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Boshnjaku ishte në kërkim nga policia që prej datës 4 tetor. Boshnjaku rezulton se ka pasur lidhje miqësore me Ervin Matën, partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.