Policia Italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje të katërfishtë të ndodhur 19 vite më parë.
Në pranga ka rënë Gëzim Kasemi, 40-vjeç, lindur në Berat.
Sipas mediave italiane, Kasemi kishte vrarë katër persona në qytetin e Beratit më 25/02/1998, në sherr e sipër ndërkohë që edhe dy persona u plagosën.
40-vjeçari kishte për të vuajtur dënimin e tij të mbetur prej 3 vjet, 1 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale vrasje të shumëfishta me paramendim dhe posedim të paligjshëm të armëve të luftës.
Pasi kishte kryer një pjesë të dënimit, ai ishte arratisur dhe fshehur në shtetin fqinj prej vitit 2015, vit kur gjykata e nxorri me detyrim paraqitjeje.





