Mbrëmjen e djeshme një shqiptar mbeti i vrarë në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Piacenza rreth orës 23:30 minuta të së premtes.
Mediat vendase shkruajnë se vrasësi është një italian, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
I riu shqiptar është identifikuar si Ervin Tola, 31 vjeç, i cili është qëlluar me thikë pas një sherri të bërë me italianin e shpallur në kërkim.
Vrasja mësohet se ka ndodhur në sytë e miqve të shqiptarit Tola.





