Një prostitutë shqiptare që jetonte dhe punonte në Itali është vrarë ditën e sotme në mes të ditës në Pedriano të shtetit fqinj.

47-vjeçarja Luljeta Heshta është goditur 5 herë me thikë nga një person, i cili fillimisht e ka thirrur, ndërsa më pas e ka ndjekur nga mbrapa dhe e ka kapur, ku e ka tërhequr zvarrë dhe e ka qëlluar për vdekje.
Disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, raportojnë mediet lokale të vendit fqinjë.
Prej 10 vitesh Luljeta Heshta banonte në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën, ku ajo ushtronte prostitucionin.