Një person është vrarë me levë hekuri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e quajtur "Plazhi i Vjetër".

Viktima është Stavro Mino, 56 vjeç që është goditur me sende të forta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.