Çajup Selimi humbi jetën këtë mbrëmje në qytetin e Tepelenës, pas një atentati. Ai u qëllua në qendër të qytetit, përballë pallatit të tij, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se Çajup Selimi nuk ka mundur që t’i shpëtojë plagëve të marra.
54-vjeçari është pronar i një biznesi në Tepelenë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e krimit, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





